Gvozdenoviç merr vendin e Bordin

Fitoi me Bylisn por sot paradite Roberto Bordin dha dorëheqjen. Italiani që nga mesi i korrikut ishte në krye të verdhebluve.

Pas dorëheqjes së trajnerit Roberto Bordin, AF Elbasani duket se ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Ai shkarkua një ditë pas hunbjes me Laçin nga korçarët dhe tani do të vijojë punën te një klub tjetër i shqiptar.

News 24 ka mësuar se klubi nga Elbasani dhe tekniku i njohur kanë arritur marrëveshje dhe prezantimi zyrtar do të bëhet në orën 16.00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!