Dita e shortit të Botërorit për Klube
Eventi më i madh futbollistik për Klube i cili do të zhvillohet vitin e ardhëshëm në SHBA, pritet të jetë i jashtëzakonshëm duke u “njësuar” me botëroret e kombëtareve.
Për herë të parë në histori, ky kopmeticion i FIFA-s shfaqet me 32 skuadra ndërsa pjesë e tij janë thuajse të gjithë ekipet e mëdha nga i gjithi planeti.
Ndërkaq, sot në Majemi do të përzihen goglat. Katër vazo me nga tetë ekipe teksa janë përfshirë 6 konfederata, për të prodhuar foramtin zyrtar të ndeshjeve në grupe.
Skuadrat sipas vazove:
Vazo 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Siti, PSG, Flamengo, Palmeiras, River Plate, Fluminense
Vazo 2: Çelsi, Borusia Dortmund, Inter, Porto, Atletiko Madrid, Benfika, Juventus, Salzburg
Vazo 3: Al-Hilal, Ulsan HD, Al Ahli, Monterrej, Leon, Uidad Kazablanka, Boka Zhunior dhe fituesi i Libertadores Botafogo
Vazo 4: Urava Red Diamonds, Al-Ain, ES Tunis, Siatëll Sounders, Inter Majemi, Aukland Siti, Mamelodi Sundouns, Paçuka./Sportiim.al/