Sot ora 19:00/ Botërori për Klube, short-axhenda

Sot zyrtarisht do të marrë formë Kupa e re e Botës për Klube me 32 skuadra.

Sot në Majemi, në 19:00 me orën shqiptare do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve, ku do të jenë në vazo 32 ekipe nga e gjthë bota.

Edicioni i parë i turneut me një format të rishikuar do të luhet në verën e vitit 2025, nga data 15 qershor deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kompeticion gjithëpërfshirës global, koeficentët paraprakë sollën skuadra falë meritave në katër vite për zonën e UEFA-s 2021 -2024:

Ndërkohë formati i ri parashikon:

Faza e grupeve:

32 skuadra të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra, dy të parat nga secili grup avancojnë
Faza e eliminimit direkt:

Raundi i 16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja ne “MetLife” (Nju Jork, 82.500).

Impiantet ku zhvillohet Botërori:

Kupa e Botës për Klube 2025 do të luhet nga 15 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara. Do të jenë 11 qytete që do të presin ndeshjet e turneut: Atlanta, Cincinnati, Charlotte, Los Angeles, Miami, Nashville, New Jersey, Orlando, Philadelphia, Seattle, Washington.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!