Skënderbeu largon Gvozdenoviç, Gjoka kthehet në Korçë
Humbja me Laçin i kushtoi vendin e punës trajnerit serb të Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç. Klubi e njoftoi largimin e tij me një postim në rrjete, ndërsa duket se përfundimisht vendin e tij e ka marrë Ernest Gjoka.
Njoftimi i Skënderbeut:
“Faleminderit Ivan Gvozdenovic! Ivan Gvozdenovic ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Skënderbeut.
Trajneri është përshendetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi”, shkruhet nga klubi korçar.
