Superioria me tre finale, pikët bëhën…çështje
Dita e fundit e muajit nëntor, përkon me tre takime të javës së 15 Abissnet Superiore. Në 13:30 Laçi- Skënderbeu dhe Egnatia- AF Elbasani. Në16:30 vjen dueli i “Elbasan Arena”-s ndërmjet Dinamos dhe Teutës.
Në Laç, luhet një ndeshje ‘mbijetese’. Bardhezinjtë pësuan humbjen e parë me Morieron në timon (me Partizanin 1-0). Fitorja shihet si alternativë e vetme ndaj një rivali direkt si Skënderbeu që së bashku me Bylis formojnë momentalisht grupin me tre skuadra në fund. Kthehet Altin Kryeziu i cili me Partizanin nuk figuroi as në stol.
Te korçarët besojnë se do të bëjnë mirë edhe pse duhet të shfaqen me mungesa si Nikaj, Doka dhe Prençi por edhe Çuçka mbetet në pikëpyetje.
Sfida e Rrogozhinës mbart misterin e rezultatit. Egnatia me dy mungesa madhore në prapavijë (Fangaj, Ndreca) në kërkim të 3 pikëve që do ta katapultonin në vend të dytë pas të kuqëve kresesues. Ngjan me një derbi rajonal, aty ku pritet dyndje tifozësh.
Verdheblutë e Bordin kanë zhgënjyer për javë të tëra dhe pikët bëhën çështje. Ze Gomesh por dhe Telushi në fazë rekuperimi dhe vetëm sot do të shihet situata e tyre.
Në Elbanas pak orë më vonë ndeshja Dinamo- Siti- Teuta. Edhe ky duel pritet të përfshihet nga dualiteti i madh në 90′-të minta. Blutë e Dajës në dy jvë të fundit kanë mbledhur një pikë ndaj rendimenti i tyre ka ngecur me pozicionin e 4-ët.
“Jemi aty-aty me Teutën, kemi punuar që ato pikët e forta që ajo ka, t’i neutralizojmë” tha trajneri i Dinamos dje. Teuta nga ana e saj ka 6 javë pa fitore dhe pozita në tabelë nis të kondicionohet nga presioni që i vjen nga poshtë.
Te të dy kampet janë njoftuar mungesa. Dinamo pa Hoxhën e Muzek, Bregun e Aliji. Martinit do t’i mungojë një futbollist cilësor si Jazxhi pasi ndaj Vllaznisë plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Java mbyllet nesër në Arenën Kombëtare (19:00) me derbin e madh Tirana- Partizani./Sportiim.al/