Raundi i 15-të, sot dueli Bylis- Vllaznia
Bylis- Vllaznia ngre siparin e xhiros së 15-të Abissnet Superiore. Takimi mes dy ekstremëve të rëndtijes e parashikuar me fillim orën 13:30 në “Adush Muça” të Ballshit.
Skuadra vendase me Deden trajner nuk po i’a del të bëjë ndryshe dhe sot e ka detyrim fitoren me shkodranët në mënyrë që të ngjitet në kuotën e 13 pikëve. Për të pritur më e qetë javët e ardhëshme teksa do t’i duhet të përballet me fatet e një kalendari “ferri” (udhëton në Elbasan, pret Partizanin dhe dy herë në transfertë me Skënderbeun e Teutën).
Nga ana e saj Vllaznia, e dyta pas Partizanit, do pikët maksimale. Me kontigjentin thuajse të plotë (Ardit Krymi mungesë e madhe, dëmtim) skuadra e Brdariç i ka synimet e qarta. Vetë trajneri deklaroi dje para takimit se:
“Nëse fitojmë nesër (sot) do të jetë edhe më e thjeshtë”,duke lënë të kuptohet se kjo përballje e sotme ka llogari ekstra për vijmësinë e kuqebluve./Sportiim.al/