Raundi i 14-të, inferiorët ndezin motorët në “shi”
Ashpërsohet situata e objektivëve në Kategori të Parë. Në krye por dhe në fund të tabelës. E ndërsa këtë të shtunë do të zhvillohen 4 nga 6 takimet e xhiros së 14-të, kreu vijon të mbetet pronë e Flamurtarit, Besës dhe Vorës.
Ata kanë respektivisht nga 32, 31,31 pikë por kujdes Kastriotin e Krujës (23 pikë) i cili mund të futet në valle për një biletë Superiorje. Përballja direkte e së dielës mes Vorës dhe Flamurtarit pritet të motivojë djemtë e Stavri Nicës për të kërkuar tri pikë nesër ndaj Lushnjës në “Roza Haxhiu”.
Te sfidat e nesërme, përpos Lushnja- Kastrioti në orën 13:30 do të ketë të tjera ballfaqime rivalizuese. Burreli ka derbin rajonal me Korabin ndërsa Apolonia pret Kukësin. Në Shijak dueli fund tabelës Erzeni- Valbona.
Kategoria e Parë, java e 14:
13:30
Apolonia-Kukësi
Lushnja- Kastrioti
Erzeni-Valbona
Burreli- Korabi
Të dielën:
13:30
Vora- Flamurtari
Besa- Pogradeci/Sportiim.al/