Ranking FIFA/ Shqipëria nuk lëviz, Kosova e 99-ta

FIFA si çdo fundmuaji ka përditësuar renditjen e kombëtareve më të mira në botë duke zbardhur diagramën e saj me pozicionet aktuale të përfaqësuesëve në gjithë globin.

Shqipëria mbetet në vend te numri 65 ndërsa Kosova ka bërë arritjen historike duke u ngjitur në vendin e 99-të. Ky pozicion është më i larti për Kosovën që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Ndërkaq në krye qëndron kampionia e botës në fuqi Argjentina. Pasojnë kombëtare të mëdha si: Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!