Në Korçë ndeshja e mungesave, Skënderbeu- Dinamo në të ‘ftohtë’
Skënderbeu-Dinamo Siti dhe Vllaznia- Teuta janë dy duelet e sotme për javën e 14 Abissnet Superiore. Do të luhet në orën 17:00 me të dyja takimet që pritet të jenë antagonistke e të padeshifrauara teknikisht.
Në Korçë me temperatura të ulta (zero gradë), vendasit do të kërkojnë të dalin nga “strofka” e fundit të tabelës pasi në katër takime kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje duke mbajtur vendin e 8-të. Mungesat e Prençit dhe Ramos një shqetësim goxha i madh për stafin teknik.
Në anën tjetër Dinamo e cila me Dajën në timon, mori humbje në derbi me Partizanin (luajtur në Elbasan) duke u frenuar te vendi i katërt me 20 pikë. Për më tepër që blutë në stadiumin “Skënderebu” do të kenë mungesa të shumëta teksa Bregu, Muzek, R. Hoxha dhe së fundi Aliji nuk llogaritën në fushë.
Sot ora 17:00, Superiore:
Vllaznia- Teuta
Skënderbeu-Dinamo Siti
Nesër 24 nëntor 2024
Bylis-Egnatia 13:30
Partizani- Laçi 17:00
AF Elbasani- Tirana 17:00/Sportiim.al/
