Efekti Guardiola, Siti bën gati kontratën e re edhe për …Haland

Rinovimi i sigurt i kontratës së Pep Guardiolës mund të luajë një rol kyç në qëndrimin e Erling Haland në Mançester Siti për një afat të stërgjatur.

Klubi anglez është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur 24-vjeçarin norvegjez dhe, sipas informacioneve të raportuara nga The Sun, ka vendosur të nisë negociatat për zgjatjen e marrëveshjes që skadon në vitin 2027, duke i garantuar sulmuesit një rregullim të konsiderueshëm financiar.

Sulmuesi norvegjez aktualisht fiton 450,000 euro në javë, ose pothuajse 22 milionë euro në vit, të gjitha pa marrë parasysh bonuset. Klubi kampion i Premier League kërkon që ai të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me kushte edhe më të favorshme, duke i ofruar një shifër totale mbi 120 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!