Belgjikë/ Tedesko në fije të perit, sot në Tubize

Trajneri italo-gjerman Domeniko Tedesko aktualisht në në stolin e kombëtares belge është vënë në pikëpyetje të plotë.

Rrugëtimi katastrofik në Ligën e Kombeve me vendin e tretë (play off për të qëndruar në Ligën A) mund të vendosë të ardhmen e trajnerit tashmë të destinuar për shkarkim.

Sipas Daily Record, Federata e Futbollit e Belgjikës po mendon të mbështetet te Filip Kement, i cili aktualisht drejton Gllasgou Rejnxher të Nedim Bajramit në Skoci.

Gjithësesi, fillimisht mbetet për t’u zgjidhur çështja e 1.45 milionë eurove që do t’i paguhet Tedesko-s për t’i dhënë fund lidhjes para kohe.

Sakaq sot në mesditë ai shkoi në Tubize me synimin për të takuar Vincent Mannaert, drejtorin e ri sportiv, për të vlerësuar ndeshjet e fundit dhe për të diskutuar të ardhmen e tij./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!