Banjaia ngushton diferencën, nesër Moto GP mëson kampionin 2024

Në Montmelo, pistën e Barcelonës, në program gara e fundit e Botërorit 2024 në Moto GP. Ajo do të zhvillohet nesër në orën 14:00 me dy pretendentët e vetëm për të fituar titullin kampion Horge Martin dhe Françesko Banjaia.

Në fakt, sot u zhvillua gara Sprint në të cilën piloti italian i Ducati Peko Banjaia mori vendin e parë ndërsa spanjolli mbylli i treti duke bërë që diferenca të reduktohet në 19 pikë në favor të pilotit vendas me Ducati Pramac, Horge Martin.

Ndërkaq gara e ditës së diel e cila konsiderohet si “gara e solidaritetit”,sheh në pole position (i gjashti këtë sezon) Banjaia-n ndërsa Martin niset i katërti.

Nisja nesër në orën 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!