Rrëfehet ‘Topi i Artë’/ Rodri: Iniseta më i miri, meritonte këtë trofe
Rodri është rikthyer të flasë edhe një herë pas dëmtimit shumë të rëndë që i ndodhi dhe fitimit të Topit të Artë, çmim për të cilin padyshim është shumë i dashur, siç shpjegon edhe vetë për mikrofonat e COPE:
“Unë fle me të, nuk e mbaj me vete sepse është i rëndë, por nëna ime dëshiron ta vendosë në vend të dukshëm, është një gëzim i jashtëzakonshëm për të gjithë familjen.
Të ndryshoi jetën?
“Luis Enrique na ka thënë: “Mendoni se një Kupë Bote mund të ndryshojë jetën tuaj?”. Fitimi i një Topi të Artë ndryshon diçka tek ju, nuk ndryshon atë që mendoni, por ndryshon atë që njerëzit shohin tek ju.”
Ka pasur ndonjë mesazh që ju ka habitur?
“Iniesta më emocionoi shumë. Mendova: “Çfarë t’i them?” Mendoj se ai duhet të kishte një të tillë, për mua ai është më i miri i të gjitha kohërave. Gjithsesi shumë më uruan.”
Si e përgatitët fjalimin që mbajtët në skenë?
“Nuk kisha asgjë të përgatitur. Dy ditë para Gala-s më thanë të përgatitesha për atë që mund të ndodhte dhe unë u përgjigja se do të duartrokisja”.
A dinit gjë?
Thashethemet arritën tek unë dhe njerzit rreth meje, por pa siguri. Ne nuk besuam asgjë dhe thamë se do të shkonim atje. Shpresoja që kur të isha me paterica, dikush do të më thoshte diçka sepse kjo më frikësonte. Ishte një ditë kurioze, nga lart poshtë.”
Publiku thirri Vinicius. Çfarë ndjetë?
“Isha mosbesues, po prisja, dhe gjysma e sallës bërtiste: “Vinicius, Vinicius”… Ndjeva shumë respekt për publikun, ata më duartrokitën”.
Jeni i zhgënjyer që Real Madrid nuk ishte aty?
“Jo, aspak. Njëherë fitohet, ishte koha për t’u argëtuar me familjen time. Nuk mendoj për njerëzit që nuk erdhën nuk donin të shijonin Gala-n. Do të ishte më mirë nëse të gjithë do të ishin atje do të kishte qenë e bukur.”
Pse fituat?
“Unë mendoj për vijimësinë, që është gjëja më e vështirë në futboll. Lojtari më i qëndrueshëm isha unë, ndoshta jo në majën më të lartë, por i rregullt po. Nuk e kam menduar kurrë që mund të përsëris një sezon si ai i kaluari sepse duhet të ndodhin kaq shumë momente.”
Jeni pak më ndryshe nga futbollistët e tjerë?
“Jam transparent, kjo më ka sjellë këtu ku jam. Nuk kam X apo Instagram. Morata më tha: “Po të kishe rrjete sociale do ta kishe Topin e Artë”, i shkrova duke i thënë: “Shiko atëherë, një Top të Artë pa pasur rrjete sociale.”
Mërzitur që gazetarët spanjollë po bënin “tifo” për Vinicius?
“Ata me të vërtetë e ndjejnë, por shoh që ne jemi një vend i veçantë. Ne fokusohemi më shumë te klubi sesa te vendi ynë dhe kjo nuk ndodh në situata të tjera. Por ndjeva dashurinë e shumë njerëz nga shumë klube”, ndër të tjera.
