Ndaj Serbisë dhe Spanjës, Jakin fton katër futbollistë me origjinë shqiptare

Zvizëra me 15 nëntor përballet në Zyrih me Serbinë ndërsa më 18 nëntor takohet me Spanjën në Tenerifë.

Murat Jakin trajneri i përfaqësuesës së Zvicrës është i detyruar të bëjë katër ndryshime në grupin e futbollistëve për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Serbisë dhe Spanjës.

Manuel Akanzhi, Denis Zakaria, Dan Ndoje dhe Paskal Loretz nuk do të jenë të disponueshëm për probleme fizike.

Ndaj trajneri vendosi të thërrasë Ulises Garcia nga Marseja dhe portierin David von Ballmos nga Jang Bojs.

Lista e përditësuar e Zvicrës, katër shqiptarë…

Portierë: Kobel, Mvogo, Von Ballmoos

Mbrojtës: Amenda, Comert, Hajdari, Mbabu, Muheim, Rodriguez.

Mesfushorë: Xhaka, Jashari, Fernandes, Freuler, Sierro, Sohm, Monteiro, Ugrinic, Kutesa, Rieder.

Sulmues: Amdouni, Embolo, Okafor, Zeqiri, Garcia./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!