Foda në alarm, mungojnë Rashica, Paqarada, Krasniqi…Celina nuk ndihet i trajtuar
Franko Foda, trajneri i Kosovës tha sot në konferencë se janë shtuar mungesat në grupin e tij përpara dueleve me Rumaninë (15) dhe Lituaninë (18 nëntor) për Ligën e Kombëve (C2).
Përveç mungesave të deklaruara si Emir Sahiti e Ermal Krasniqi, për shkak të lëndimeve, do të mungojnë edhe Leart Paqarada, Milot Rashica e Bersant Celina.
Në fakt, Celina luajti të dielën për 90 minuta në Suedi por duket se futbollisti sipas ‘KOHA’ nuk grumbullohet pasi duket i pakënaqur me trajtimin që kishte deri më tani.
Mungesat e shumta kanë krijuar vend në përfaqësuese për lojtarë të tjerë. Zymer Bytyqi e Art Smakaj kthehen te Kosova, ndërsa për herë të parë janë ftuar edhe Baton Zabërgja e Leard Sadriu.
“Fatkeqësisht i kemi disa lëndime. Në dispozicion nuk i kemi Leart Paqaradën, Emir Sahitin, Ermal Krasniqin, Milot Rashicën dhe Bersant Celinën. Me ekipin e trajnerëve kemi vendosur që të ftojmë edhe dy lojtarë të rinj, Art Smakajn dhe Zymer Bytyqin. Tani i kemi për herë të parë në dispozicion Leard Sadriun dhe Baton Zabërgjën”, ka thënë Foda ndër të tjera në konferencë për shtyp.