Botërori i Klubëve, shorti në dhjetor

FIFA ka zyrtarizuar 5 dhjetorin si ditën kur do të hidhet shorti për Botërorin e Klubëve që si kurrë më parë do të ketë 32 skuadra. Formula me 8 grupe me shortin që do të hidhet në Majemi (SHBA).

Janë zbardhur 31 skuadrat pjesëmarrëse ku emrat e mëdhenj kryeisht nga Europa janë në listë ndërsa e 32-ta do të dalë nga finalja e Kupës Libertadores ndërmjet Atletiko Mineiro dhe Botafogo.

Skuadrat sipas Konfederatave:

AFC: Al Hilal, Urava Red Dajmonds, Al Ain, Ulsan HD

CAF: Al Ahli, Uidad, Esperans de Tuniz, Memelodi

CONCACAF: Monterrej, Siatëll Suanders, Leon, Paçuka

CONMEBOL: Palmeiras, Flamengo, Fluminense, Atletiko Mineiro ose Botafogo, River Plejt, Boka Zhuniors

OFC: Okland Siti

UEFA: Çelsi, Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, PSG, Inter, Porto, Benfika, Borusia Dortmund, Juventus, Atletiko Madrid, Red Bull Salcburg

Me ftesë: Inter Majemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!