Amorim zbarkon në Mançester, Rud van Nistelroi largohet nga Djajtë
Ruben Amorim zbarkoi sot në klubin e Mançester Junajtid për të marrë zyrtarisht timonin e skuadrës angleze. Pas shkarkimit të Ten Hag, Junajtid u drejtua për katër ndeshje nga Rud van Nistelroi por holandezi u largua sot përfundimisht duke mos mbetur në krah të portugezit Amorim.
Klubi i famshëm anglez e zyrtarizon:
“Manchester United konfirmon se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi. Ruud u kthye në verë dhe ka udhëhequr skuadrën në katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm. Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United.
Ne i jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe qasjen që ka mbajtur në rolin e tij gjatë kohës së tij me klubin. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Old Trafford. Rene Hake, Jelle ten Rouwelaar dhe Pieter Morel gjithashtu janë larguar nga klubi, të cilët i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Ne do të konfirmojmë përbërjen e plotë të stafit të ekipit të parë të meshkujve në kohën e duhur”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.