Gjimshiti i dëmtuar, rrezikon grumbullimin kuqezi
Gjimshiti dëmtohet sërish, e Kombëtarja sërish larg tij për dy sfidat e nëntorit. Ngjau në takimin Atalanta- Udineze (2-1) me kapitenin kuqezi i cili zuri keq këmbën dhe vetëm analizat mund të japin progozën e duhur për futbollistin shqiptar.
Trajenri Xhan Piero Gasperini theksoi pas ndeshjes se ishte i shqetësuar për situatën e futbollistit shqiptar, i cili është një nga lojtarët kryesorë të prapavijës te bergamaskët.
“Ai do të shkojë të bëjë një radiografi, shpresojmë që të jetë vetëm një ndrydhje. Për ne arrin ndalesa në momentin e duhur, kemi disa të dëmtuar e shpresojmë që këto javë të na shërbejnë për të rikuperuar disa nga këta lojtarë. Për Gjimshitin shpresojmë që të mos ketë fraktura”, tha Gasperini pas ndeshjes.