Partizani i pamposhtur, Teutën e ndal Skënderbeu
Java e 13-të:
Dinamo- Partizani 1-2 (Zabërgja 54’/ Cara 48′, Rrapaj 62′)
Teuta- Skënderbeu 1-1 (Preknicaj 66’/ Bismark 40′)
Dinamo thyhet për herë të parë nën drejtimin e Ilir Dajës. Këtë mbrëmje në ”Elbasan Arena”, të dy skuadrat kanë zhvilluar një futboll të shpejtë, por me shumë pasime gabim në fazën sulmuese.
Golat erdhën në pjesën e dytë të takimit ku Cara dhe më pas Rrapaj shënuan me aksine në qendër të mbrojtjes së Dinamos, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Zabërgjës. Në fund Dinamo u mundua të gjente barazimin por pa mundur dot të evitonte humbjen.
Ndërkohë në Durrës Teuta e pa vetën poshtë një goli të shënuar nga Bismark para fundit të pjesës së parë duke e kthyer fraksionin e dytë në një betejë të vërtetë sportive.
Durrsakët barazuan me Preknicajn (66′) duke tentuar më pas të realizonin dhe të dytin por në fund shifrat u fiksuan 1-1.