Lista e Çekisë, Hashek: Ndaj Shqipërisë? Të gëzojmë në fund

Pak orë më vonë se Silvinjo edhe trajneri i Republikës Çeke, Ivan Hashek, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve. Rivali i Shqipërisë vjen në Tiranë me armatën e vjetër por ka një kthim të rëndësishëm si Jan Bril dhe një ftestë të re për talentin e moshave U21 Matej Shin (20 vjeç).

“Ne duam të vazhdojmë si me tre ndeshjet e fundit, të cilat ishin të suksesshme si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në lojë. Situata në grup është zhvilluar në atë mënyrë që të katër skuadrat vazhdojnë të luftojnë për ngjitje. Do të bëjmë maksimumin që të gëzohemi në fund”, ka theksuar trajneri Ivan Hashek.

Skuadra për ndeshjet e nëntorit përfshin bazën e zakonshme, të udhëhequr nga Tomas Suçek, Lukás Provod, Tomás Holesh por dhe Vladimír Cufal, i cili mund të luajë ndeshjen e tij të pesëdhjetë për ekipin kombëtar.

Patrik Shik sërish nuk është në planet e Hashek por edhe Jurashek, Barak, Sadilek e Çvançara, për të cilët trajneri dha versionin e tij.

Kombëtarja çeke do të mblidhet të hënën në hotel NH Collection. Përgatitet në Pragë deri të enjten, kur do të transferohet në Shqipëri para ndeshjes së së shtunës.

Lista e Çekisë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!