De la Fuente shpall listën e Spanjës, tre risi

Luis de la Fuente në funksion të ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombëve të Spanjës kundër Danimarkës dhe Zvicrës ka publikuar sot listën me 26 futbollistë.

Iberikëve kampion Europe në Gjermani, i’u duhet të paktën një pikë për të kryesuar grupin e tyre në Nations League (Liga A4) përpara çerekfinaleve të planifikuar për në mars 2025.

Besim maksimal me bazën e ekipit kampion të Europës plus tre lojtarë të rinj: Samu Omorodion, Mark Kasado dhe Paredes. Së bashku me Lamine Jamal, i cili mungoi në ndeshjen e luajtur në Kordoba.

Rikthehen edhe Dani Olmo, Niko Uilliams, Ajoze dhe Zheremi Pino. Ftesë dhe për sulmuesin Alvaro Morata i cili të enjten pësoi një goditje të fortë në kokë, teksa e detyroi të kalonte natën në spitalin e Milanos.

Lista:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!