Nistelroj: Nuk kam kontaktuar Amorim, dua të fitoj me PAOK-un
Rud van Nistelroj, trajneri i Mançester Junajtid që zëvëndësoi Ten Hag, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League kundër PAOK-ut.
Pyetjes lidhur me kontaket e tij me trajnerin e emëruar Ruben Amorimin, holandezi iu përgjigj kështu:
“Jo, nuk kam pasur asnjë kontakt deri më tani, nuk ka ndryshime në këtë kuptim dhe nuk e di ende se kur do ta bëj. Është e vështirë të komentoj për të ardhmen time tani. Pres të bëhen biseda me klubin.
Duhet të them se ndiej përgjegjësi për të bërë mirë javën tjetër dhe kjo është puna ime, unë e mirëpres Rubenin, jam i lumtur ta ndihmoj dhe kjo është situata për momentin.”