Liga e Kampionëve, Inter-Arsenal dhe PSG- Atletiko…
Dita e dytë e turit të katërt në Champions League vjen sot me të tjera përballje. Në program janë 9-të takime të cilat si zakonisht nisin me dy sfida në 18:45 për t’i lënë më pas vendin numrit të madh të dueleve të mbrëmjes.
Inter- Arsenal dhe PSG-Atletiko Madrid duken si supersfida të mbrëmjes por kur në fushë zbresin skuadra si Bajern, Barça, Atalanta, Aston Vila të gjitha janë për t’u ndjekur.
Ndërkohë te Sparta Pragë aty ku aktivizohen 4 futbollistë shqiptarë lajmi i mirë lidhet me Indrit Tucin. Laçiani ka lënë pas dëmtimin disa javor dhe nga sot do të jetë në dispozicion.
Ky është programi për sot:
18:45
Bryzh- Aston Vila
Shahtjor Donjetsk- Jang Bojs
21:00
Crvena Zvezda- Barcelona
Bajern- Benfika
Fejnord- Salsburg
Inter- Arsenal
PSG- At. Madrid
Sparta Pragë- Brest
Shtutgart- Atalanta/ Sportiim.al/