Ronaldo goli në Champions, e pëson Krespo
Kristiano Ronaldo shënon në pjesën e parë të Champions League të Azisë për Al Nasr dhe arrin numërin e 908 golave në karrierë.
E gjitha ngjet në kohë reale (pjesa e parë) pasi Al Nasr-Al Ain (UAE) është në shifra të thellë 3-0.
Për ekipin e Stefano Piolit shënoi pas golit të shpejtë të Taliskës vjen i dyti që këtë radhë shënohet nga portugezi. I treti ishte autogoli i Kardozos duke e bërë ekipin mik të drejtuar nga legjenda e futbollit të luajtur dy dekada më parë Hernan Krespo të mendojë për të evituar goleadën.
Pjesa e dytë prodhoi dhe tre gola të tjerë. Fillimisht shkurtoi diferencën Al Ain me autogolin e portierit Bento ndërsa më pas Al Nasr goditi dhe dy herë të tjera me Uesli e Taliska (dy golësh) për 5-1 final./Sportiim.al/