Bylis pret Laçin, te kurbinasit mungon Prodani

Pas dy takimëve të djeshme Vllaznia- Skënderbeu 2-0 dhe Egnatia- Tirana 1-0, Bylis- Laçi do të nisë sot ndeshjet e javës së 12-të e cila starton në orën 14:00. Të dyja skuadrat i kanë jetike pikët pasi zona e ftoftë po i shoqëron këto dy skuadra prej javësh.

Në kampin ballshiot teksa trajneri Dede i ka thuajse të gjithë, presin të shkojë te suksesi i cili eventualisht do të ngjiste Bylis mbi Skënderbeun por dhe Tiranën.

E njëjta situatë për bardhezinjtë. Në fakt te kampi i tyre sot ka një mungesë të madhe. Bëhët fjalë për lojtarin e ndeshjes së kaluar Indrit Prodani që sipas klubit kurbinas ka mbushur numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Bylis vjen pas një humbje një fitoreje dhe një barazimi në tre takimet e fundit. Laçi me Morieron në timon regjistrohen 2 fitore dhe një barazim. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!