Moto GP/ Fitoi garën Sprint, Horge Martin një hap larg titullit kampion

Nesër në Sepang, spanjollit Horge Martin i duhen 9-të pikë më shumë se Banjaia për t’u shpallur kampion bote në Moto GP për vitin 2024.

Horge Martin afrohet ndjeshëm me titullin kampion bote në Moto GP për vitin 2024. Në garën Sprint në Malajzi, spanjolli e filloi mirë garën nga vendi i dytë teksa parakaloi menjëherë rivalin për titull Françesko Banjaia për të marrë epërsinë e garës

Një gabim i rëndë i italianit, duke rrëshqitur në kthesën 9, e dalë nga pretendimet për pikë, favorizuan pilotin e Prima Pramac.

Ndërkaq me rënjën e Pekos, Mark Markez dhe Enea Bastianini zunë vendet e tyre në podium. Kështu me suksesin e Martin, spanjolli kalon në +29 ndaj italianit.

Në fakt, nëse Martin nesër (në orën 08:00 gara) do të fitonte garën e zakonëshme dhe Banjaia përfundon i treti, spanjolli do të ishte kampion i vitit 2024 në MotoGP./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!