Amorim te Mançester Junajtid, tekniku: Refuzova disa klube

Amorim: “Disa thonë se jam bashkuar me Mançester Junajtid për para. Nuk është kështu. Klubet e tjera ishin të gatshme të paguanin tre herë më shumë dhe unë refuzova… sepse ky është klubi që doja: Mançester Junajtid”.

Në ballinat e ditës së sotme të shtypit anglez e shtunë 2 nëntor 2024, fokusi është kushtuar portugezit Ruben Amorim, i cili zyrtarisht është bërë trajneri i ri i Mançester Junajtid.

Djajtë e Kuq paguan klauzolën prej 11 milionë eurosh për Sportingun me portugezin që është trashëgimtari i Ten Hag dhe do të marrë përsipër skuadrën angleze.

39 vjeçari nga Lisbona i sponsorizuar nga ish-lojtari i Junajtid Luis Nani, mund të rezultojë problem për shumë futbollistë aktualë pasi disa prej tyre si Antoni, kasemiro,Eriksen e Lindelof, duken ata që nuk do të preferohen në ‘Old Trafford’.

Për t’u kujtuar se Amorim ishte në fokusin e Liverpulit pas largimit të Klop (gjatë prillit ai hodhi poshtë zërat që e lidhnin me Reds) dhe të disa klubeve të tjerë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!