Konferenca/ Feronikeli 74 prapaktheu

Dje klubi nga Drenasi, Feronikeli ‘74 pas barazimit ndaj Llapit në javën e 11-të mori vendimin për tërheqje nga garat për shkak të gjyqtarëve që sipas tyre kishin ndikur ndjeshëm në ndeshjet e tyre në Superligën e Kosovës.

Sot, sikundër u paralamërua mbrëmë, përfaqësues të klubit dolën në konferencë të jashtëzakonshme dhe u tërhoq nga vendimi i djeshëm.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, presidenti i klubit, Endrit Krasniqi, konfirmoi se Feronikeli 74 do të vazhdojë garat zyrtare.

“Për hir të futbollit e tifozëve, kemi vendosur të mbesim në ligë”, ka thënë më tej kapiteni Lladrovci, i cili kërkoi nga Federata e Futbollit të marrë masa ndaj gjyqtarëve.

“Shpresojmë që FFK të reflektojë, sepse nuk po ndodh vetëm sivjet. Kemi qenë edhe vitin e kaluar një nga skuadrat më të dëmtuara në ligë”, tha kapiteni i Feronikelit 74 Lapidar Lladrovci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!