Formula 1 në Brazil, Verstapen e Norris pikët bëhën serioze

Kampionati Botëror i Formula 1 2024 me katër gara nga fundi hyn në fazën më të nxehtë për trofetë individualë dhe për konstruktorë. E radhës do të zhvillohet këtë fundjavë në Brazil aty ku lideri Maks Verstapen do kërkojë të mbajë sa më larg Lando Norris me britanikun që gjëndët vetëm 47 pikë prapa.

Në fakt, me katër gara për të përfunduar dhe me dy Sprinte ende për të bërë, sigurisht që nuk mund të thuhet se kampioni i Red Bull është dhe aq i qetë. Fitorja do t’i jepte Botërorin e 4-ët radhazi por këtë radhë problemet e shumta të makinës së Red Bull e kanë vendosur në pikëpyteje ecurinë e holandezit.

Ndërkohë në pisten e Interlagos nesër do të jetë gara Sprint (15:00) ndërsa gara e zakonshme të dielën në orën 18:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!