‘LaçiMoriero’ mund Egnatian, dramë në klasike, 7 gola dhe shumë lëndë plasëse

Abissnet Superiore, Java 11:
Laçi – Egnatia 2-0 (Prodani 10’, Melo 53’)
Tirana – Vllaznia 3-4 (Juriç 55’ (ag), Bajroviç 90’+13 (pen), Ndreca 90’+17’/ Balaj 9’ (pen), 18’, Mala 33’, Gruda 66’)

Java e 11-të Abissnet Superiore ka startuar me dy supersfida si ajo mes Laçit dhe Egnatias në Laç dhe klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë e degdisur në Lushnjë.

Laçi- Egnatia

Moriero duket se jo vetëm ka gjetur ilaçin për të kthyer Laçin në shina, por edhe ka gjetur mënyrën për të thyer mallkimin “Egnatia”. Që prej vitit 2021 pa fitore përballë rrogozhinasve, kurbinasit u kthyen sot për t’ju rrëmbyer 3 pikë kampionëve në fuqi.

Me spektakël të dhuruar në fushën e lojës dhe dy gola mjaft të bukur të Prodanit në minutën e 10’-të dhe Melos në të 53’-tën, bardhezinjtë festuan në shtëpi me tifozët tashmë të rikthyer.

Tirana-Vllaznia

Sakaq, në “Roza Haxhiu” të Lushnjës nuk mungon asnjë episod. Shtatë gola të shënuar dhe fitore për kuqeblutë ishte përfundimi i kësaj sfide.

Për shkodranët shënuan Balaj (2x), Mala dhe Gruda, ndërsa për bardheblutë ngushtuan shifrat Bajroviç e Ndreca, si dhe një autogol i Juriç.

Sakaq, ngjarje aspak të kendshme ndodhin gjatë supersfidës ku tre lojtarë të Vllaznisë dëmtohen nga lëndët plasëse të hedhura në fushë nga tifozët bardheblu gjatë festës së golit të shënuar nga Gruda.

Sa i përket klasifikimit, Vllaznia kryeson me 18 pikë, ndërsa Laçi ringjitet në vendin e nëntë përkohësisht me 10 pikë. Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve në vendin e shtatë, teksa Egnatia renditet e treta me 16 pikë. Pas pak, Skënderbeu – Partizani./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!