Klasikja në Lushnje, Moriero në provën e tretë, Partizani sërish jashtë…

Partizani kërkon të mbrojë kreun, në Korçë dy trajnerë serb përballë. Klasikja në Lushnje, askush nuk është dakort…

Ngjeshja e kalendarit në këtë fazë të kampionatit bën që për skuadrat e Superiores të vijë java e 11-të e saj.

Do të jenë dy ndeshje në orën 14:00 dhe një tjetër në 17:00 ndërsa nesër dy të tjerat për të kompletuar këtë xhiro me pritshmëri të lartë.

Tirana- Vllaznia e konsideruar gjithnjë si klasikja e futbollit shqiptar, do të zhvillohet në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjës.

Paralelisht me këtë takim në Laç dueli Laçi- Egnatia. Ndeshja tjetër i përket orës 17:00 me Skënderbeun që pret në Korçë Partizanin kryesues.

Sot:

14:00

Laçi- Egnatia

Tirana- Vllaznia (në Lushnje)

17:00

Skënderbeu- Partizani

Të enjten 31 tetor 2024

Dinamo-Bylis (në Elbasan)

Teuta- AF Elbasani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!