‘Topi i Artë’, mbrëmja e madhe e vitit 2024 në Paris

Sot në orën 20:00 në Paris në “Théâtre du Châtelet”, ‘France Football’ në bashkëpunim me UEFA-n do të japë çmimin e lojtarit më të mirë në planet për vitin 2024.

Në këtë event i cili pritet të vijë përmes spektaklit të garantuar e pranisë së yjeve të futbollit të luajtur apo me ndikim në sport, favoritët janë disa.

Spanja dhe Anglia dy finalistet e Euro 2024 por dhe me dy kampionate si La Liga e Premier League kanë dhe kandidatë potencialë për trofeun individual aq të lakmuar.

Rodri (Siti), Vinicius Zhunior (Real), Karvajal (Real), janë tre lojtarët më të kuotuar për të pasur Lionel Mesin që fitoi edicionin e kaluar “Topin e Artë” të tetë.

Në këtë listë përpos emrave parësorë, figuron dhe ai i shqiptarit Granit Xhaka. Risi absolute për mesfushorin e Leverkusen (kampion) dhe kapitenin e kombëtares zviceriane.

Ndërkaq për herë të parë në 21 vite, nuk listohen emrat e Mesit dhe Ronaldos ./Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!