‘Topi i Artë’, kriteret dhe…
Topi i Artë 2024 përmes ceremonisë madhështore që po zhvillohet në Paris ka marrë në konsideratë tërësinë e sezonit, nga gushti deri në gusht, duke integruar kështu edhe garat kryesore ndërkombëtare nga e gjithë bota si Kupa e Botës, Kampionatet Evropiane, Kupa e Kombeve Afrikane, Kupa e Amerikës dhe Olimpiada. Ka disa faktorë kryesorë që duhen marrë parasysh:
Performanca individuale
Karakter vendimtar
Aftësia për të bërë përshtypje
Performanca e ekipit
Palmares
Klasi
Lojë e ndershme Fair Play
Votimi për fituesin e Topit të Artë iu besua një jurie prej 100 gazetarësh të specializuar, një për çdo komb në 100 vendet e para në renditjen e fundit të FIFA-s përpara publikimit të 30 kandidatëve.
Këtyre iu shtohet një juri e zgjedhur nga redaksia e France Football me jurinë që kishte përzgjedhur pesë më të mirët vitin e kaluar dhe Luis Figo, ambasadori i UEFA-s.
Çdo juri voton për 10 më të mirët në renditjen e tyre personale, duke caktuar një rezultat në rënie nga më i miri në vendin e 10-të:
Lojtari që ka grumbulluar më shumë pikë në fund të numërimit të votave fiton Topin e Artë.