Nisja/ Sainz përpara Maks, Perez zhgënjen në shtëpi
Formula 1/ Sot në orën 21:00 Çmimi i Madh i Meksikës.
Piloti i Ferrarit Karlos Sainz është njeriu që mori pole position-in në Meksikë të shtunën.
Ai do të startojë përpara Maks Verstapen me Red Bull i cili la pas vetes ndjekësin më të afërt për titullin kampion Lando Norris.
I katërti do të niset Leklerk me një tjetër makinë Ferari dhe fill pas tij Xhorxh Rasëll me Mercedes. Vetëm vendi i 18-të për të zotin e shtëpisë Serxhio Perez me Red Bull ndërsa zhgënjeu në provat Q1.
Grila e nisjes.