Tirana skuadër barazimesh, Laçi e godet në fund, Elbasani me…hope

Moriero dy ndeshje 4 pikë me Laçin, Tirana skuadër pa “busull”. Elbasani nuk shrytëzon fushën dhe epërsinë e numrave në fushë.

Superiore, java e 10-të:

AF Elbasani- Skënderbeu 1-1 (Ze Gomezh 40+3/ E. Rashica 29′)

Tirana- Laçi 1-1 (Zharmuni 40’/ Zharmuni aut 90+6′)

U luajtën dy ndeshjet e orës 17:00 për javën e dhjetë Abissnet Superiore. Në sfidat AF Elbasani- Skënderbu dhe Tirana- Laçi luajtur në Korçë rezultati ishte i njëjtë 1-1.

Në Elbasan vendasit e panë veten poshtë golit të Ermir Rashicës por dhe të një lojtari më pak në fushë (Premçi karton i kuq) por më pas barazuan në fund të fraksionit të parë me Ze Gomezh për 1-1.

Edhe pse pjesa e dytë ishte nën diktatin e verdhebluve, Marko Alia portieri i Skënderbeut shkëlqeu duke ruajtur kuadratin të paprekur në këtë pjesë.

Ndërkaq një duel i zbehtë në Korçë mes Tiranës dhe Laçit. Sidomos pjesa e parë teksa të dyja skuadrat prodhuan fare pak në terrenin e lojës. Goli i Zharmuni në fund të kësaj pjese (40′) më shumë se për të zgjuar Tiranën e ‘fjetur’ e vuri totalisht në vështirësi.

Laçianët e dominuan totalisht skuadrën e Shkëmbit në pjesën e dytë duke krijuar përsjhtjellim të vijueshëm te zona e Selmanit. Në fund ai që i dha avantazhin Zharmuni, devijoji një top brenda kuadratit bardheblu kur luhej koha shtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!