Ngec Besa, Flamurtari shkëputet në krye

Kategoria e Parë luajti sot ndeshjet e javës së 9-të të saj.

Besa-Vora zhvilluar në Rrogozhinë figuroi sfidë mjaft e luftuar. Fillimisht kavajasit kaluan përpara pas një aksioni të Mazrekajt, topi në qëndër aty ku Dos Santos e ul fillimisht dhe më pas e godet me të majtën për 1-0. Në pjesën e dtë Ruzgis devijon një top të vorakëve ardhur nga e djathta për 1-1.

Ndërkohë Kastrioti-Flamurtari u vendos nga një gol i Oshfait në fund të pjesës së parë. Vlonjatët vijonë kryesimin, tani të vetëm. Sakaq trajneri Erion Xhafa debuton me fitore të thellë në “Roza Haxhiu” përballë Kukësit 5-0.

Korabi u kap ‘mat’ nga Apolonia e cila shënoi dy herë e marrë me vete tri pikë determinante për vijimësinë.

Nga ana tjetër Burreli e zgjidhi me një penallti të Farrukut (19′) fitoren me shijakasit. E njëjtë situata te Pogradeci me Valbonën aty ku liqenorët fituan 1-0.

Kategoria e Parë, java e 9-të shifrat finalë:

Korabi-Apolonia 0-2

Pogradeci-Valbona 1-0

Kastrioti-Flamurtari 0-1

Lushnja-Kukësi 5-0

Besa- Vora 1-1

Burreli-Erzeni 1-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!