Barça shfryn Realin në “Bernabeu”
Klasikja Real -Barcelona (0-4) rikthen dhe njëherë makthet e ndeshjeve ku vendosin goleadat. Ndonëse Ançeloti u shpreh dje në konferencë shtypi se ” nuk i’a prish gjumin Barcelona”, me shifrat e sotëm kundër 0-4 tekniku italian duket se ka bërë autogolin jashtë natyrës së tij.
Në fushë, Reali e nis me furi por menjëherë duken lojtarët e tij egoistë duke mbajtur vetë topin e mos sherbyer. Një gol i Mbape në pozicion jashtë loje dhe vetëm kaq.
E dyta nis me Blaugranat që hedhin në fushë pesha të rënda si Frenki De Jong e Dani Olmo. Me Levandovskin që shënon shpejt e shpejt dy gola (54′ e 56′) e më pas Lamine Jamal të tretin (77′). Pokeri plotësohet me golin e Rafinjës në të 84′.