Superiore/ Egnatia pret Dinamon, Teuta në Ballsh

Do të startojë me dy takime sot java e 10-të e Abissnet Superiore ose e para e fazës së dytë e edicionit të 86-të kombëtar i futbollit. Në orën 14:00 në Rrogozhinë dhe në Ballsh duelet Egnatia- Dinamo Siti dhe Bylis- Teuta.

Java kompletohet nesër me përballjet; Tirana- Laçi (17:00, në Korçë), AF Elbasani- Skënderbeu (17:00) dhe supersfida e orës 19:30 Vllaznia- Partizani.

Ndërkaq sot sfida e madhe Egnatia- Dinamo pritet të jetë e gjtiha për tu ndjekur. Fakti që vendasit javën e kaluar barazuan në shtëpi me Teutën 0-0 por dhe ecuria pozitive e bluve javët e fundit e bëjnë këtë takim mjaft interesant. Një tregues tjetër rivalizues lidhet me vetë pikët. Dy skuadrat vijnë sot me nga 15 pikë dhe ndajnë vendet 2 dhe 3.

Sakaq në Ballsh Bylis-Teuta një tjetër sfidë me pritshmëri të lartë. Pesë humbje radhazi për vendasit e Dedes e kanë dërguar skuadrën në vend të fundit. Teuta vijon të shfaqet e fortë dhe me 14 pikë (dy më pak se Partizani kryesues)e vendosin Teutën mes ekipeve favortië për zonën lart.

Java e 10-të:

14:00

Egnatia- Dinamo Siti

Bylis- Teuta

Nesër:

Tirana- Laçi 17:00 (në Korçë)

AF Elbasani- Skënderbeu 17:00

Vllaznia- Partizani 19:30/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!