Hakmarrje e Flik, Barcelona turpëron Bajernin, Zhegrova hero te Lilë
Dita e tretë e Ligës së Kampionëve luajti sot 9 duele të tjera. Nisi me dy surpriza; Atalanta- Selltik 0-0 dhe Brest- Leverkusën 1-1.
Ndërkohë në orën 21:00, 7 takimet e tjera.
Spikati Barcelona- Bajern me atë që u prodhua në fushë. Ndonëse të dyja skuadrat kuotoheshin si ekipe për të mos humbur, Barça këtë radhë duket se mori hak për atë sfidë turpëruese (2-8) gjatë pandemisë të fituar nga bavarezët. Katalanasit e dërguan sot topin në rrjetë 4 herë (tre gola Rafinjia një Levandovski) për 4-1 final.
Ndërkohë fiton Liverpul në Lajpcig 0-1 me vendasit me të njëjtin emër. Siti e pati të thjeshtë me Spartën e Pragës 5-0.
Inter humbet një penallti me Arnautoviç por në fund e shpëton Turam duke shënuar në shtesë e dalë nga Berna me tri pikë.
Surprizë e madhe humbja e Atletiko Madrid në shtëpi me Lilë ku Edon Zhegrova shënon një supergol në fitoren 1-3 të francezëve.
Shifrat e sotme:
18:45
Atalanta- Selltik 0-0
Brest- Leverkusen 1-1
21:00
At. Madrid- Lilë 1-3
Barcelona- Bajern 4-1
Benfika- Fejnord 1-2
Salsburg- Din. Zagreb 0-2
Siti- Sparta Pragë 5-0
Lajpcig- Liverpul 0-1
Jang Bojs- Inter 0-1/Sportiim.al/
