Shtërmen/ Zhalud e Konfliti vizitë në vendin kampionëve të shtangës

Delegacioni i lartë i shtangës botërore dhe europiane takim me sportistë nga vendi i kampionëve, Konfliti: “Vitin e ardhëshëm në Shqipëri kampionati europian”. I pret Kryebashkiaku dhe …Calja

Në Bashkinë e Cerrikut , Kryebashkiaku Andis Salla mikpriti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohamed Zhalud, Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Konfliti të cilët shoqëroheshin nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza nga dje edhe President i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes.

Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm edhe Kampionët e Botës në Peshëngritje Briken Calja e Ertjan Kofsha të cilët kanë bërë historinë bashkë me Ekipin e Peshëngritjes “Shtërmeni” (deri tani 93 medalje në aktivitetet ndërkombëtare).

Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Salla, falënderoi drejtuesit më të rëndësishëm në rang europian dhe botëror të sportit të peshëngritjes për vizitën zyrtare që zhvilluan në Bashkinë e Cerrikut dhe në Klubin Sportiv të Peshëngritjes “Shtërmeni “.

“Ky ekip prej disa dekadash përfaqëson denjësisht këtë Bashki si në garat kombëtare edhe në ato ndërkombëtare ku ka fituar dhjetra medalje si edhe ka fituar disa tituj kampion europe dhe kampion bote. Është kënaqësi dhe vlerësim për të gjithë ne që personalitetet e niveleve më të larta drejtuese të peshëngritjes vijnë për herë të parë në Shtërmen të bashkisë së Cerrikut, fshati ndoshta i vetëm në të gjithë globin që ka nxjerrë kampionë Europe e Bote”.

Ndërkohë Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohamed Zhalud u shpreh i surprizuar për sukseset e arritura nga sportistët e ekipit të “Shtërmenit” të Bashkisë së Cerrikut duke vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të kësaj treve në Peshëngritje.

Nga ana e tij Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes Antonio Konfliti tha se vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri Kampionati Europian i Peshëngritjes duke evidentuar faktin e të qenit pararojë të Shqipërisë në këtë sport. Ndoshta keni një formulë të veçante që një vend kaq i vogël keni nxjerrë kaq kampionë dhe se në të ardhmen pretendoni të keni edhe më shumë. Bravo Shqipëri dhe komplimente edhe Shtërmenit të Cerrikut për sportistët që kanë bërë emër kudo me rezultatet e shkëlqyera.

“Jemi në pararojë dhe synojmë rezultate edhe më të mira u shpreh Elez Gjozaj, President i FSHP dhe njëherësh President i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes”. /Fatmir Popja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!