FSHF mirëpret në Tiranë mbledhjen e UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore & Përgjegjësinë Sociale (SES)

Federata e Futbollit do të mirëpresë për herë të parë në stadiumin “Air Albania” mbledhjen e radhës së UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES Community) në datat 28-30 tetor.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues të 55 federatave që janë të angazhuar në hartimin dhe implementimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale, me në krye Michele Uva-n, i cili është Drejtori i UEFA-s për Qëndrueshmërinë Sociale dhe Mjedisore.

Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi planifikimin, aplikimin dhe raportimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale të federatave, duke ofruar praktika specifike dhe asistencë mbi mbarëvajtjen e procesit./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!