Mbyllet pa fitues, AF Elbasani-Partizani, ka pretendime të vendasëve

Abissnet Superiore, java e 9-të:

Bylis-Skënderbeu 0-1 (Rashica 81′)

AF Elbasani-Partizani 1-1 ( Ze Gomez 35’/ Zeka 23′)

Me AF Elbasani-Partizani (1-1) luajtur në orën 17:00 u mbyll dhe faza e parë e Superiores. Ky duel spektakolar për nga ajo që u prodhua në fushë e kryesisht për praninë e madhe të tifozëve në shkallë, duket se ishte kartolina më e mirë e një ndeshje epilog të këtyre 9-të javëve. Në fund të kuqtë ruajtën kryesimin, këtë radhë të vetëm me 16 pikë.

Në harkun kohor të 90′ ndeshja prodhoi dy tablo. Në pjesën e parë miqtë u treguan më të qartë, gjetën dhe golin me Zekën ndërsa verdheblutë barazuan me Ze Gomez (35′).

Në të dytën niveli ra ndjeshëm ndërsa te Partizani një inkursion “alla Mesi’ i Rrapajt ishte fare pak për Demat. Fundi ishte i gjithi i Elbasanit duke luajtur më mirë. Shënoi një gol në shtesë i cili u anullua dhe më pas pretendoi një penallti të cilën Florian Lata nuk e vrëshelleu. Në fund 1-1.

Ndërkohë në 14:00 Bylis u takua me Skënderbeun .Dueli i fund tabelës mbeti enigmë deri në fund kur lojtari më i mirë në fushë Ermir Rashica për Skënderbeun shpiku një goditje vrastare duke shënuar në të 81′ golin e vetëm të takimit për 0-1 final./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!