Tuhel zyrtarizohet trajner i Anglisë

FA e prezantoi sot në një konferencë për shtyp: “Wembley është zemra, katedralja e futbollit. Pele ka absolutisht të drejtë”, ishin fjalët e para të Tuhel.

Këtë pasdite erdhi zyrtarizimi. Tomas Tuhel është prezantuar nga FA si trajneri i ri i përfaqësues së Anglisë, duke marrë drejtimin e saj me një kontratë që fillon më 1 janar 2025.

Pas kontratës së firmosur, gjermani i cili bëhët i treti trajner i huaj pas Erikson dhe Kapelos, foli para mediave:

“Më vjen keq, kam vetëm pasaportën gjermane”, tha ai duke buzëqeshur. “Por të gjithë këta mbështetës që janë kundër, mund ta ndjejnë pasionin tim për kampionatin anglez, se sa më pëlqen të punoj këto, se si më pëlqen të jetoj këtu. Shpresoj që t’i bind se jam krenar që jam një trajner i Anglisë.

Kontratë e shkurtër? Unë kam eksperiencë me 18 muaj, po punoj me punën afatgjatë. Në rastin në fjalë, e rëndësishme ishte që të kishte një afat të caktuar, edhe pse është një hap drejt të panjohurës për mua”, tha Tuhel para mediave.

Ai foli edhe për çështjen e himnit të Anglisë, pasi u ngacmua nga mediat nëse do ta këndonte atë. “Me sa kam folur, është çështje personale. Unë nuk kam marrë ende një vendim. Unë dua të jem i ndershëm me ju. Himni juaj është shumë prekës’, tha Tuhel i cili duket se fatet e tij te ‘Tre Luanët’ i ka lidhur me triumfin në Botërorin e 2026-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!