Thyhet Suhareka, Ballkani e zbret nesër në fushë

Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës nisi sot mes Llapit dhe Suharekës, skuadra të cilat janë mes rivalëve për titullin kampion në këtë edicion.

Skuadra nga Podujeva regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mundur me 3 gola ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro, i cili pësoi kësisoj humbjen e parë të këtij edicioni që e ka nisur përtej çdo pritshmërie.Lexo edhe:

Baftiu në pjesën e parë dhe Januzi e Ramadani në shtesën e së dytës siguruan një fitore të rëndësishme për Llapin që i bashkohet në kuotën e 13 pikëve në kryesim, aq sa Suhareka dhe Malisheva.

Nesër dy duelet e tjera: Ballkani- Ferizaj dhe Dukagjini- Drita me ndeshjet që startojnë në orën 15:00. Të dielën në 15:00 Feronikeli 74- Malisheva dhe Gjilani- Prishtina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!