Shnajder: Ajaks super, Beshiktash i turpëruar

Bronkhorst duket një trajner i padobishëm për Beshiktash. Jo thjesht se po “djeg” Ernes Muçin të cilin edhe dje në humbjen e thellë 4-0 me Ajaks ela në stol por dhe për atë që skuadra e tij prodhoi në fushë.

Pas turit të parë të Europa League turqit aktualisht ndodhen në vendin e fundit në grupin prej 36 skuadrash.

Për atë që ndodhi në Amsterdam ndërhyri me një koment edhe ish-lojtari i Interit dhe Gallatasaraj-t, Ueslei Shnajder : “Pashë një Ajaks të fortë edhe kur e kishte topin edhe kur e kishte kundërshtari. Në pjesën e dytë ata e mbyllën ndeshjen me Brian Brobbey i cili u përdor mirë në kombinimet e lojës. Ajaka më befasoi pozitivisht”.

Beshiktash? Masuaku bëri përshtypje të keqe gjatë gjithë ndeshjes. Ai duhet të turpërohet. Mendoj se nesër Xhovani van Bronkhorst (trajneri, red.) do ta paralajmërojë. Beshiktashi priste të luante futboll dhe nuk e bëri, ky është problemi i futbollit turk”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!