Legjenda Zamorano: Derbi i Madridit fitohet nga Reali

Kiliani 57 vjeçarë dikur pjesë e galaktiëve, parashikon derbin Atletiko Madrid- Real Madrid 1-2: Shënojnë Belingam e Rodrigo.

Nesër është derbi i Madridit. Në ‘Metropolitano’, Atletiko e Simeones pret Real Madridin e Ançelotit. Ivan Zamorano, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Interit ndër të tjera, komentoi ndeshjen në faqet e AS:

“Unë e njoh Cholo (Simeonen, red), ne ishim shokë skuadre te Inter dhe ai e shndërroi Atleticon nga një ekip i denjë në një ekip super konkurrues. Në fakt, nëse nuk jam gabohem, ata marrin pjesë në Champions League për 12 sezone radhazi, me atë aktual dhe kjo është fantastike.

Ai e bëri Atletikon një ekip fitues me identitetin e vet. E keqja është se Real Madrid është në të njëjtin qytet dhe në të njëjtën ligë. Këtë vit Atletiko ka një ekip të jashtëzakonshëm që do të luftojë sërish për të gjithë titujt.

Një parashikim? Do të jetë një derbi shumë i mirë dhe i luftuar, si gjithmonë. Vitin e kaluar fitoi Atletiko, por besoj se këtë herë skuadra e Ançelotit do të fitojë 1-2, me golat e Belingham dhe Rodrigos”, tha ndër të tjera për AS ish sulmuesi i bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!