Rejnxhers, Bajrami i jep kryesimin pas 56 sekondave

Bajrami njeriu i ndeshjes, Gllazgou ka gjetur lojtarin ideal për të bërë diferencën.

Prezantim fantastik për Nedim Bajramin në Europa League me Gllazgou. Në duelin ndaj Malmoe, 25 vjeçari kuqezi siundër dhe në Euro 2024 shënoi ende pa u mbushur një minutë.

Në sekondën e 56″- Bajrami i cili sot luan i spsotuar kryesisht në të majtë, ndoqi një aksion të Desers nga krahu i djathtë me topin i cili u përplas në shtyllë për t’u goditur nga aseti i kombëtares shqipatre e drejt e në rrjetë.

Ndërkaq e gjithë pjesa e parë e dominuar nga skocezët mbeti brilante për mesfushorin shqiptar i cili dha një superasist dhe goditi dy herë rrezikshëm. Pa shtuar këtu insisiativat nga mesfusha e mbulimin e ashpër që i’u bë në 45′. Thjesht një benjamin i ri i tifozerisë ishullore.

Ndërkohë në pjesën e dytë blutë e Gllazgout shënuan edhe golin e dytë me MekClausand për 0-2 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!