Superioria në tre ditë, nis me supersfidën Egnatia- Partizani
Dinamo dhe Tirana luajnë si pritës në Elbasan dhe Durrës.
Javë e re objektivë të rinj. Abissnet Superiore në xhiron e 7-të në tre ditë. Kryesfida e javës zhvillohet të premten teksa në Rrogozhinë përballen Egnatia-Partizani.
E shtuna vjen me dy takime. Nis me duelin Laçi- Teuta në orën 16:00 dhe mbyllet me takimin Dinamo- Vllaznia. Dy ndeshjet e mbetura të javës në program për të dielën ndërsa në Ballsh, Bylis pret Elbasanin (16:00) dhe ul siparin e këtij raundi dueli Tirana- Skënderbeu (19:00)i cili luhet në Durrës.
Të premten:
Egnatia- Partizani 16:00
Të shtunën:
Laçi- Teuta 16:00
Dinamo Siti- Vllaznia 19:00 (në Elbasan)
Të dielën:
Bylis- AF Elbasani 16:00
Tirana- Skënderbeu 19:00/Sportiim.al/