Ançeloti bën ‘300’, ndaj Alaves priten ndryshime

Nesër për javën e 7-të në La Liga, Real Madrid do të presë në ‘Bernabeu’ baskët e Alaves. Para kësaj ndeshje foli në konferencë për shtyp trajneri Karlo Ançeloti i cili bën 300 ndeshje në krye të stolit Los Blancos.

Karlo Anceloti: “Jemi në një moment të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu, duke pasur parasysh se në çdo ndeshje duhet të luftosh dhe të vuash”.

Si është gjëndja e Belingam?
“Ai është shëruar, megjithëse i duhet një mbrojtës i shpatullave për të qenë më i sigurt. Mund dhe do të luajë. Karvajal, nga ana tjetër, i duhen edhe disa ditë.”

A do të pushojë Mbape, Endrik do të luajë?
“Do ta shihni nesër. Por do të ketë disa ndryshime. Endrik po bën mirë kudo që e vendos: sulmues, anësor… ai është gjithmonë shumë i mirë. I kërkoj të jetë i durueshëm dhe ai e kupton në mënyrë perfekte, sepse stërvitet dhe jeton çdo ditë me sulmuesit më të mirë në botë”.

Vetëm një gol në pjesën e parë, si e shpjegoni?
“Është një fakt që tërheq vëmendjen dhe ne folëm para ndeshjes kundër Espanjolit. Na u desh të vendosnim pak më shumë intensitet, por duke kuptuar që skuadrat bien në pjesën e dytë dhe ka hapësira”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!