Alivoda ikën me falenderime: Uroj ta gjej Vllazninë kampione

Rejan Alivoda poston një status në Facebok përpara se të nisë aventurën e re në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Shkodrani ka kopësitur gjithëçka te skuadra Itihad Kalba e cila ka një pikë në dy ndeshje të luajtura këtë sezon.

Postimi:

Pershendetje te gjitheve,

Dua tju njoftoj se rrugetimi im te skuadra e Vllaznise mbaron ketu, per te vazhduar drejt nje sfide te re.

Jam i lumtur qe pata fatin te jem pjese e familjes se madhe Vllaznia, duke me dhene mundesine per dy vite te kaloj momente te bukura dhe te rendesishme ne formimin tim.

Dua te falenderoj dhe i jam mirenjohes presidentit Alban Xhaferi per perkushtimin dhe perkrahjen, trajneret per punen e palodhur, drejtoret dhe te gjithe stafin me te cilet punuam keto vite.

Gjithashtu dua te falenderoj shoket e skuadres qe ishin mbeshtetje ne kete rrugetim dhe qe sebashku kaluam momente te bukura, plot emocion dhe sfida.

Vecanerisht dua te falenderoj Vllaznit Ultras dhe tifozerine shkodrane qe ishte mbeshtetja jone, motiv per te ecur perpara qe na ndjeken ne cdo hap.

Ju jam mirenjohes per keto vite qe kalova ne qytetin tim, duke u rritur prane jush dhe pata mundesine te kontriboj per fanellen e rende te Vllaznise.

Shpresoj qe nje dite te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton.

Kjo eksperienc do te mbetet e paharrueshme per mua.

Ju falenderoj, me respekt Rejan Alivoda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!